25-04-2024

SHBA-ja shpall “non grata” edhe 14 persona të tjerë nga Shqipëria

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka përcaktuar publikisht 100 persona të tjerë në mbarë botën që u është ndaluar hyrja përgjithmonë në SHBA, prej të cilëve 14 janë nga Shqipëria.

Shifra prej 14 personave do t’iu shtohet rreth 170 personave të tjerë nga Shqipëria që u është refuzuar përgjithmonë viza për në SHBA, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuar në Tiranë sqaron përmes një videoje se zyrtarët e përfshirë në raste të korrupsionit madhor bashkë me familjet e tyre nuk do të marrin kurrë vizë për në Amerikë.

Në një postim në Facebook, selia diplomatike bën me dije se korrupsioni madhor i zyrtarëve të lartë do të jetë në fokus të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Sipas njoftimit, emrat e rinj janë subjekt i nenit 7031 (c), që ka në fokus zyrtarët e përfshirë në korrupsion madhor.(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Asnjë koment

Comments are closed.