“Loyola-Gymnasium” përmbyll vitin shkollor duke shpërblyer të dalluarit
Me ndarje e shpërblimeve për nxënësit e dalluar në mësime dhe sjellje shoqërore, “Loyola – Gymnasium” në një ceremoni zyrtare përmbylli, sot me mjaft sukses vitin shkollor 2017-2018.
Drejtori i përgjithshëm i “Loyola – Gymnasium”, dr. Axel Bodefeld, pasi ka falënderuar nxënësit dhe tërë stafin për rezultatet e arritura, tha se ky vit ishte mjaft i suksesshëm për këtë shkollë dhe përmendi kalueshmërinë 100 për qind në testin e maturës, rezultatet e larta në testin e arritshmërisë dhe projekte të shumta të realizuara përgjatë tërë vitit.
Gjatë kësaj ceremonie, janë ndarë diplomat e ECDL-së për nxënësit të cilët kanë përfunduar me sukses këtë kurs, i cili finacohet nga “Loyola – Gymnasium”, janë vlerësuar më mirënjohje nxënësit e dalluar në kuadër të projeketve të organizuara nga “Loyola – Tranzit”, një projekt ky që synon të integrojë komunitetin RAE përmes aktiviteteve në fushën e edukimit dhe kulturës.
Ceremonia e sotme u shoqërua edhe me disa interpretime muzikore e pjesë koreografike të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle. /E.S./