23-04-2024

Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit do të mbaj mot me diell, por edhe me vranësira të kohëpaskohshme.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Nw njoftim thuhet se temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 12-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s./kp/

Asnjë koment

Comments are closed.