03-08-2021

Kryetarit Haskuka do t’i verifikohet pasuria mbi 2 milionë euroshe

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka organizuar hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Kryetari i komunës së Prizrenit është njëri nga zyrtarët që i ra shorti për verifikim të pasurisë.

Haskuka i prin listës së kryetareve më të pasur në Kosovë.

Ai në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar një pasuri prej hiç më pakë se 2,7 milionë euro.

Haskuka ka vetë deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë prej 270 mijë euro, shtëpi dy objekte në vlerë prej 300 mijë euro, shitore 150 mijë euro, shitore 120 mijë euro, ara punuese toka 1,2 milionë euro, ara punuese 300 mijë euro, banesë 54 mijë euro, tokë bujqësore 33 mijë euro.

Haskuka po ashtu në pronësi ka edhe dy vetura në vlerë prej 14 mijë euro.

Ai po ashtu ka vetë deklaruar se bashkëshortja e tij është aksionare me 33 për qind në kompaninë “ Aplikative Research Solutions, Konsulencë”, deri sa para të gatshme në banke ka deklaruar se i ka vetëm 5 mijë euro./insajderi.com/

Asnjë koment

Comments are closed.