10-01-2025

Luftimi i korrupsionit ndër prioritetet kryesore për vitin 2025 të Prokurorisë në Prizren

Luftimi i veprave penale kundër korrupsionit, krimet ekonomike, fajdeja, narkotikët, dhuna në familje dhe krimet kundër mjedisit janë disa prej objektivave të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të prezantuara të enjten në tryezën e organizuar nga kryeprokurori i kësaj prokurorie, Petrit Kryeziu. Gjatë kësaj tryeze u prezantua edhe “Draft/plani i punës për Prokurorinë Themelore të Prizrenit për vitin 2025”.

Ai këtë draft e ndau me shoqërinë civile dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, para se të dërgohej në KPK dhe ZKPSH.

Një tjetër objektiv është forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim rritjen e besimit të publikut, transparencës dhe llogaridhënies.

Përveç luftimit të korrupsionit, plani përfshin edhe trajtimin e fajdesë, narkotikëve, dhunës në familje dhe krimeve kundër mjedisit. Ngritja e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës dhe besimit të publikut janë gjithashtu prioritete kyçe në kuadër të këtij draft/plani./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.