Malisheva dhe Ulpiana në Superligën e Kosovës
Skuadra e Malishevës dhe ajo e Ulpianës zyrtarisht kanë siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës për sezonin 2021/22.
Malisheva në xhiron e fundit ka mposhtur 3 me 0 Vllaznimin e Gjakovës duke siguruar kështu titullin në Ligën e Parë në Grupin A, kurse Ulpiana mposhti 1 me 2 ekipin e Ramiz Sadikut.

Me këtë fitore, Malisheva ka siguruar edhe inkuadrimin në Superligë për sezonin e ri – duke e mbyllur këtë sezon në pozitën e parë me 60 pikë.
Në pozitën e parë të Grupit B e ka mbyllur edhe ekipi i Ulpianës me 53 pikë.

Në pozitën e dytë në Grupin A e mbylli finalisti i Kupës së Kosovës, Dukagjini, kurse te Grupi B e mbylli Flamurtari./IndeksOnline/