Malisheva dikur e “pushtuar” nga koronavirusi: Sot ka vetëm 36 raste aktive dhe qëndron në zonën e gjelbër

Komuna e Malishevës në zonë të gjelbër me numër të vogël të të infektuarve me covid-19.

Dikur ishte epiqendër e virusit korona. Por, tani qendra e qytetit të Malishevës është mbushur përplot njerëz.

Madje, Malisheva bën pjesë në zonën e gjelbër si një ndër komunat me më së paku raste të infektimit me COVID-19.

Këtë e konfirmon edhe drejtori i Shëndetësisë Liridon Hoti.

Hoti shton se gjithë situata është përmirësuar fal disiplinës së qytetarëve të kësaj komune.

Edhe qytetarët e Malishevës thonë se në krahasim me fillim të pandemisë, situata tani është mjaft e qetë. Por, me këtë gjë nuk po pajtohet asamblisti i LVV në kuvendin komunal të Malishevës Alban Krasniqi.

Krasniqi thotë se raste pozitive në komunë ka shumë por se po bëhen pak testime.

Ndërkohë sot sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës në Komunën e Malishevës kanë rezoltuar edhe dhjetë raste aktive me Covid-19.