Malisheva drejt hartimit të planit të veprimit për efiçiencë të energjisë
Sot në Malishevë, kanë qëndruar zyrtarët e ekipit të Bashkimit Evropian, për hartimin e planit ë veprimit për efiçiencë të energjisë në Kosovë, përkatësisht udhëheqësi i këtij ekipi, Zoran Morvaj dhe zyrtarja Luljeta Hoxha, të cilët janë takuar me kryetarin e Komunës, Ragip Begaj, drejtorin për urbanizëm, Islam Vrenezi dhe zyrtarët përgjegjës komunal.
Në këtë takim është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për hartimin e planit të veprimit për efiçencë të energjisë. Fillimisht, Begaj tha se “është shumë i interesuar për hartimin e këtij plani, në mënyrë që të ulen shpenzimet e energjisë, pasi kemi mundësi që të kursejmë energjinë”.
Nga ana tjetër zyrtarët e BE-së, të ekipit për efiçiencë të energjisë në Kosovës, e kanë njoftuar Begajn me qëllimin e këtij projekti, ku përfshihet edhe Malisheva, si dhe me ecurinë e dirtanishme të projektit, përfshi edhe hartimin e planit të veprimit për efiçiencë të energjisë.
Begaj u zotua se Komuna e Malishevës, do të jetë e angazhuar në këtë drejtim, pasi kjo na kursen mjaftë energji, dhe rrjedhimisht edhe ulen shpenzimet për komunën, prandaj, si komunë, do jenë të angazhuar shumë seriozisht në këtë fushë.