25-04-2024

Malisheva kërkon rikthimin në zonën e gjelbër, thotë se IKSHPK gaboi shifrat me Covid-19

Në komunën e Malishevës thonë se janë ngatërruar shifrat e të prekurve me Covid-19 në disa raste dhe se gabimisht janë listuar në zonën e verdhë nga Ministria e Shëndetësisë.

Artan Paçariqi, zëdhënës i Komunës së Malishevës thotë se kjo komunë do të duhej të ishte në zonën e gjelbër. Thotë se IKSHPK ngatërroi shifrat e të infektuarve në disa raste.

Lexo Edhe:

Djaloshi nga Prizreni humb jetën tragjikisht në Zvicër

“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë disa gabime gjatë prezantimit të rasteve në komunën e Malishevës. Kemi të bëjmë me tetë raste ku është gabuar me shifra dhe kjo e ka dërguar komunën e Malishevës në zonë të verdhë”, tha Paçarizi.

“Për të sqaruar me saktë, dy persona të ritestuar, dy herë i kanë regjistruar si raste aktive edhe pse ata kanë qenë aktiv dhe pas ritestimit prapë kanë qenë pozitivë dhe janë regjistruar si raste të reja. Pastaj kemi pasur katër banorë të komunave të tjera që i kanë regjistruar si të infektuar nga komuna jonë’, tha ai për RTV Dukagjini.

Asnjë koment

Comments are closed.