26-04-2024

“Vetëm pse jam shqiptar”! Markut i mohojnë fitoren: Turp për gjyqtarin!

Boksieri shqiptar Florian Marku doli i tërbuar nga ringu pas përballjes me britanikun Jamie Stewart. Boksieri shqiptar nuk fitoi dhe për këtë fajëson gjyqtarin, i cili sipas tij e nxori barazim 76-76 duelin prej faktit ai është shqiptar.

Marku pas ndeshjes u shpreh se mori vetëm goditje në doreza dhe vetëm një në kokë, ndaj duhet të triumfonte.

Në duelin e zhvilluar kishte dy momente pikante, njëri që në duelin e dytë. Marku e hodhi ‘knock down’ Stewart, i cili u çua në këmbë dhe e vazhdoi betejën.

Momenti tjetër që mori duartrokitjet e publikut që e ndiqte nga TV, ishte në raundin e tetë. Marku e goditi fort anglezin, i cili pa t’i fluturonte nga goja proteza dhe gjyqtari ndali lojën.

“Më dhanë një barazim që nuk e meritoja, po e mundja në çdo raund. Urime, nuk u rrëzua. Po a ishte barazim? E hodha në tokë, e munda, ai po vraponte, po çfarë bëri tjetër, më gjuajti në bark, asgjë tjetër”, shpërtheu pas duelit Marku.

Postimi i plotë

Të gjithë e patë sot çfarë padrejtësie më bënë ‘live’ në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitur dhe komentatorët edhe vetë Stewart. Më të vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat e mia më të mira, por e meritoja fitoren, e ula në tokë në raundin e dytë, s’diskutohet fare barazimi.

Kam kaluar shumë gjëra në jetë, edhe kush më njeh, e di mirë se s’dorëzohem gjallë a vdek, deri sa t’ja arrij qëllimit tim. Faleminderit nga zemra te gjithëve që m’keni dërguar gjthë këto mesazhe. Të them të drejtën, se kam pritur. Jeta vazhdon, un brenda meje jam fitues, kurrë s’ishte barazim, as s’ka me qenë edhe pse gjyqtari e shkrujti ashtu, por Zoti e di mas miri.. Unë do vazhdoj më shumë se kurrë, do pushoj 3-4 ditë dhe do përgatitem për ndeshjen e radhës. Faleminderit nga zemra të gjjithëve qëe më keni dërguar gjithë këto mesazhe./n.a

Asnjë koment

Comments are closed.