24-11-2024

Malisheva ndërmerr masa pas shterimit të puseve nga tërmeti

Në Gurbardh të Komunës së Malishevës, në bashkëpunim në mes të KRU “Hidroregjioni jugor” dhe Komunës së Malishevës, kanë filluar shpimet për hapjen e puseve, prej ku furnizohen katër fshatra me ujë për pije. Ditëve të fundit, puset në këtë ujësjellës, kanë shteruar.

Ditë më parë Kompania Regjionale e Ujërave “Hidroregjioni Jugor” kishte deklaruar se kanë shteruar puset, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019.

Asnjë koment

Comments are closed.