Malisheva përkrah 153 bletarë
Në kuadër të përkrahjes në fushën e bujqësisë, Komuna e Malishevës, sot i ka përkrahur 153 bletarë, aq sa edhe kanë aplikuar. Përkrahja ka të bëjë me mjete, varësisht nga numri i bletëve që posedojnë.
Në shpërndarjen e këtyre mjeteve për bletarë, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, të cilët edhe i kanë uruar bletarët përfitues.