14-05-2024

Sulmohet një punëtor i KEDS-it në Sopijë të Suharekës

Një banor i fshatit Sopijë të Suharekës është arrestuar për shkak të sulmit ndaj një punëtori të KEDS-it, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se derisa zyrtari i KEDS-it, ishte në detyrë  duke zhvendosur një orë të rrymës, është sulmuar fizikisht.

Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar  tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.