17-05-2024

Sot Liria-Prishtina, prizrenasit kërkojnë fitore

Dy ekipet më të mëdha futbollistike të rajonit të Prizrenit në IPKO Superligën e Kosovës, Liria dhe Ballkani do të përballen sot, me pretendimet për sigurimin e pikëve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Liria e Prizrenit, në orën 15:30 do të përballet me ekipin e Prishtinës, të drejtuar nga e Mirel Josa. Për shkak të dy humbjeve të fundit radhazi, për prizrenasit pikët janë shumë të vlefshme.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi”, ku pritet përkrahja nga “Arpagjikët”.  Ndeshjen e drejton Mervan Bejtullahu nga Gjilani.


 Ekipi i Ballkanit të Suharekës, ndërkaq do të luaj si mysafir kundër KEK-ut në Obiliq. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 8 të IPKO Superligës në Kosovë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.