16-04-2024

“Malisheva” rikthehet në Superligën e Kosovës në Futsall

Malisheva do ta ketë ekipin në Superligën e Kosovës në Futsall.  Ekipi “Malisheva”, rikthimin në ligë e ka siguruar në xhiron e fundit të këtij sezoni, pasi është ranguar në vendin e dytë në Ligën e Parë të Kosovës në Futsall.

 

Suksesit të arritur pos sportashëve të kësaj fushe, i janë gëzuar edhe zyrtarët lokal, të cilët kanë rezervuar një takim për djelmoshat e ekipit. Kryetari i Komunës Ragip Begaj, me bashkëpunëtorë, përshirë edhe ish-drejtoreshën e sportit, Blerta Krasniqi, pasi kanë uruar klubin e futsallit, për suksesin e treguar e kanë vlerësuar atë si shembull të angazhimit për të arritur rezultate.

 

Rezultatet e ekipit të futsallit, ata i kanë krahasuar me simotrat tjera të suksesshme, siç janë klubi i notit “Besa”, ai i atletikës “Malisheva”, pastaj klubi i futbollit për femra “Malisheva” dhe klubet tjera që kanë treguar rezultate të vazhdueshme.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.