25-04-2024

Suhareka rregullon shtigjet për ecje

Zyrtarët suharekas nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim me DEMOS-in. Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit “Rregullimi i shtigjeve për ecje” , që vlerë prej gjithsej 109.895,00 euro.

DEMOS, do t’i ndajë rreth 83 mijë euro, ndërsa të tjerat komuna. Projekti pritet të realizohet brenda një kohe të shkurtër.

Në njoftimin e komunës, thuhet se falë këtij donacioni, Suhareka do të bëhet me shtigje për ecje, shumë kreative për të gjithë ata që dëshirojnë të mbajnë shëndetin mirë dhe të kalojnë kohën e lirë duke ecur.

Shtigjet për ecje do t’i plotësojnë kushtet edhe për personat me nevoja të veçanta.

Asnjë koment

Comments are closed.