Si çdo të hëne, edhe sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Gjatë raportimeve nga ana e drejtorëve komunal, u bë e ditur se po vazhdon realizimi i projekteve, si dhe janë duke vazhduar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve.
Nw njoftimin e komunws, thuhet se janë shtuar aktivitetet e drejtorisë pwr kulturw, në kuadër të përgatitjeve që janë duke bërë për shënimin e datës më të rëndësishme për Malishevën, 16 Qershorin.
Po ashtu edhe drejtoritë tjera, gjatë raportimeve, thanë se janë vazhduar me realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit, si në fushën e infrastrukturës në përgjithësi, ashtu edhe në fushat tjera si në bujqësi, ambienti, mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave tjera publike.
Në fushën e arsimit, u bë e ditur se janë në përgatitje për fazën tjetër të mbajtjes së testit të maturës, që do të mbahet më 7 qershor, ndërsa po vazhdohet me përgatitjet për përfundimin e vitit shkollor 2017-2018.