19-04-2024

Prizren: Sot fillon manifestimi tradicional “Java e Remzi Ademajt”

Aktiviteti “Rruga e lirisë” Prizren-Nashecë-Jeshkovë-Prizren është paraparë ta hapë manifestimin tashmë tradicional “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë” kushtuar komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, tashmë heroit të kombit “Petriti”. Hapja zyrtare e manifestimit ndërkaq do të bëhet në mbrëmje, në orën 18:00 nga Sheshi i Lidhjes Shqiptare, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

 

Pjesë e manifestimit të cilin e organizon Drejtoria komunale për Arsim janë ekipet garuese nga shkollat e kësaj komune, të cilët do të garojnë në disa disiplina të parapara, përfshirë  kuizin e diturisë, ese, në vizatim, pikturë,  pastaj muzikë, në sport, etj.

 

Me 8 qershor është paraparë mbajtja e aktivitetit “Tribuna Shkencore dhe krijimtaria e nxënësve ” që është finalja e kuizit të diturisë, në të cilin marrin pjesë 5 finalistë.

Këtë manifestim  e mbështet Drejtoria komunale e Arsimit në Prizren.  Aktivitetet do të zgjasin deri me 12 qershor, ndërsa përmbyllja e tyre është paraparë në vendin e njëjtë, në sheshin e LSHP-së, ku në një manifestim rasti është paraparë ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për mësimdhënësit dhe nxënësit e dalluar të komunës për vitin 2018.

 

Në ceremoni është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të komunës dhe ministrit të arsimit./GazetaePrizrenit/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.