16-04-2024

Hetohen shkaqet e vetëvrasjeve të dy të miturave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka intervistuar shokët dhe shoqet e dy vajzave të mitura, të cilat muajin e kaluar kryen vetëvrasje, duke u hedhur njëra nga kati i pestë dhe tjetra nga kati i tetë i ndërtesës. Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala thotë se hetimet ende janë në fazën fillestare dhe se janë hapur shumë pista të hetimeve. Sociologët alarmojnë për rritje të trendit të vetëvrasjeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Prokuroria Themelore në Prizren është duke hetuar shkaktarin që dërgoi në vetëvrasjen e dy vajzave të moshës 16-vjeçare muajin e kaluar në këtë qytet.

Që të dyja vajzat ishin shoqe të klasës dhe të dyja kishin kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ndërtesat disakatëshe, shkruan më tutje “Zëri”.

Për të zbardhur motivet të cilat kanë shtyrë dy të miturat në vetëvrasje organet e Hetuesisë dhe të Prokurorisë janë duke hetuar të gjitha pistat e mundshme.

Asnjë koment

Comments are closed.