05-05-2024

Malishevë: Aksidentohet një veturë, kalimtarët e nxjerrin shoferin nga vendi ku ra – VIDEO

Një aksident trafiku ka ndodhur para kohe pak kohe në dalje të Malishevës.

Në pamjet e publikuara shihet se shoferi i veturës ka devijuar nga rruga, për shkaqe akoma të panjohura.

Kalimtarët e rastit janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë, ku në mesin e tyre ka rastisur edhe një doktor. Mes vështirësive si pasojë e dëmeve të veturës, qytetarë kanë arritur ta nxjerrin shoferin nga vendi ku kishte ngecur, e më pas i është ofruar ndihma.

Deri më tani nuk dihet për lëndime./GS

 

Asnjë koment

Comments are closed.