Malishevë: Aktakuzë ndaj katër personave për vjedhje të cigareve
Katër persona në Gjakovë po akuzohen për vjedhje të cigareve dhe parave në një market të Malishevës
Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka ngritur aktakuzë kundër B.M., B.M., Sh. B., dhe A.M., për veprën penale “vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”.
Sipas komunikatës, vjedhja ka ndodhur në marketin “Dushi”, në Komunën e Malishevës.
Në aktakuzë thuhet se të pandehurit, në bashkëkryerje kanë hyrë në marketin “Dushi”, në Komunën e Malishevës, duke vjedhur pako të cigareve në vlerë prej 2 mijë eurosh, arkën e marketit në vlerë 500 euro dhe 35 euro mbushje të operatorëve të ndryshëm telefonik.
Prokuroria pretendon se tre të akuzuarit B.M., B.M., dhe Sh. B., kishin bërë marrëveshje paraprake me të akuzuarin A.M., i cili atë kohë ishte edhe roja i marketit.
Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovës që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë.