Malishevë: Arrestohen dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë
ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.Sot me datë 07.02.2020 mbështetur edhe nga
Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Malishevës dhe gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale
,,Vjedhje e Rëndë” e mbetur në Tentativë të ndodhur me datë 20.01.2020 në ora 02:40 në fshatin Kijevë ku dy persona të maskuar , kanë tentuar që të kryejnë vjedhjen e të hollave në Bankomatin e TEB Bankës.
Gjate punëve operativo-hetimore hetuesit policor nga stacioni policor në Malishevë kanë mbledhë dëshmi lidhur me rastin si dhe gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi te ndryshme.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:
M.M. m /k/ sh 29 vjeçar
F.K. m /k/ sh 29 vjeçar
Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.
Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:
Një automjet të tipit Renault Llugano
Dy maska
Dy palë dorëza
Një qantë krahu
Një duks ngjyre e zeze
Një pallto reflektuese me kapelë
Një kapelë të zeza
Dy jelek reflektues-trafiku
Një palë atlete
Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.