11-01-2025

Malishevë, arrestohet pasi gjuajti me armë në një lokal, viktima po trajtohet në QKUK

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Malishevë dhe e ka lënduar një tjetër, të premten.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë fishekë kalibrit 9 mm dhe një gëzhojë fisheku me gaz e cila armë dyshohet se është përdorur në rast.

Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.