26-04-2024

Malishevë: E pranon fajësinë dënohet drejtori i Bujqësisë

Mirëpo, dënimi me burg ndaj tij nuk do të ekzekutohet, nëse ai brenda periudhës verifikuese prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari Hoxha po ashtu, obligohet që të paguajë edhe paushallin gjyqësor prej 30 eurosh, si dhe 20 euro për kompensimin e viktimave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën fillestare të mbajtur më 13 shtator 2019, i akuzuari Hoxha, ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohet, duke shtuar se nuk e ka ditur që raportimin e pasurisë duhet ta bëjë përsëri mbas tre muajsh, pas marrjes së detyrës.

Pranimin e fajësisë nuk ishte kundërshtuar nga prokurori Armend Zenelaj, me arsyetimin se pranimi i fajësisë ishte vullnetar, pa presion dhe se gjente mbështetje në provat që janë pjesë e shkresave të lëndës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 gusht 2018, Murat Hoxha akuzohet se nuk e ka bërë deklarimin e pasurisë të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare, edhe pse e ka ditur se si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës ka qenë i detyruar konform Ligjit që Deklarimin e Pasurisë, t’ia dërgojë në afat ligjor AKK-së dhe të dhënat e kërkuara në formular, por i akuzuari nuk ka respektuar ligjin dhe nuk i ka paraqitur ato të dhëna për periudhën kohore 1 mars deri më 31 mars 2017.

Në aktakuzë thuhet se me këto veprime, i akuzuari Murat Hoxha ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437 paragrafi 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.