23-04-2024

Zjarr në malet e Pashtrikut

Për dy ditë rresht përgjatë tërë kohës ekipet e Brigadës së Zjarrëfiksëve janë ballafaquar me zjarret në zonën e Pashtrikut.

Këtë e ka njoftuar rrejtori për Emergjencë dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj,  duke treguar se intervenimi i zjarrëviksëve vështirësohet edhe më shumë, pasi nga informatat e marra nga Policia dhe Ushtria Kosovës, kjo zonë është ende e pa pastruar plotëshit nga minat dhe rrezikohet jeta e personelit të zjarrëfiksëve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Ekipet tona, të Policisë dhe Pylltarisë janë duke e trajtuar me seriozitet këtë situatë të krijuar të shkaktuar nga persona të pa ndëgjegjshëm të cilët ndezin zjarre të qëllimshme. Bëjmë apel tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes nga këto zjarrëvënie dhe t’i raportojnë rastet që mund t’i evidentojnë. Ta ruajmë jetën, pronën dhe natyrën. Poashtu, i bëjmë thirrje policisë që t’i indentifikojnë këta persona dhe t’i vëjnë para përgjegjësisë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.