23-11-2024

Malishevë: Ndahen kontejner për institucionet publike

Në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytetin e Malishevës, sot Drejtoria për Shërbime Publike, ka realizuar projektin e furnizimit me kontejner për mbeturina, për institucionet publike komunale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se ky është një ndër hapat e ndërmarrë në kuadër të menaxhimit sa më të mirë të mbeturinave në Komunën e Malishevës, transmeton Koha.net.

Përndryshe, mbeturinat në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatra dhe qytet, grumbullohen me thasë, ndërsa në institucionet publike komunale, mbeturinat duhet të grumbullohen përmes kontejnerëve, për shkak të natyrës së punës dhe funksionimit të institucioneve.

“Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, drejtoria është e përkushtuar për mirëmbajtje të pastërtisë dhe në kuadër të këtij përkushtimi, e kanë realizuar edhe këtë projekt në vlerë prej 14 mijë e 602.50 euro”, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.