Në kuadër të punës së përditshme të njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, është organizuar edhe një aksion i madh pastrimi i ambientit përreth liqenit në Mirushë dhe lumit Mirusha. Këtij aksioni i janë përgjigjur edhe zyrtarët komunal, të prirë nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 60 punëtorë të njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë.
Liqeni në Mirushë, është një prej vendeve më të vizituara në Komunën e Malishevës, pas ujëvarave dhe pishinave, por ambienti përreth liqenit është ndotur në masë të madhe gjatë vërshimeve dhe pastrimi i ambientit ka qenë shumë i nevojshëm.
“Përndryshe, Komuna e Malishevës, tanimë e meriton që zyrtarisht të shpallet edhe si komuna me ambientin më të pastër, pasi falë angazhimit të njësisë së “Ekoregjionit”, është pastruar ambienti në masë të madhe, pothuajse në tërë territorin e komunës”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.