24-04-2024

Mushtisht: Muharremaj dhuron 200 euro për kabinetin e biologjisë së shkollës

Në vazhdën e vizitave që po i bënë shkollave të Komunës së Suharekës, kryetari Muharremaj, ka vizituar SHFMU “Edit Durham “ në Mushtisht. Ai fillimisht ka takuar drejtorin e shkollës dhe mësimdhënësit e këtushëm, kurse më pas ka vizituar edhe hapsirat e brendshme të shkollës, përfshi këtu  dhomat e mësimit si dhe kabinetet.

Në një njoftim të komunës, ndër tjera, thuhet se te kabineti i biologjisë, kryetari Muharremaj, ishte befasuar për të mirë, pasi aty kishte vërejtur një kabinet të kompletuar dhe të rregulluar ashtu siç duhet ta kenë edhe shkollat tjera.

 

E për këtë punë të mirë kryetari ka shpërblyer me 200 euro këtë kabinet. Më pas së bashku me nxënësit e kësaj shkolle, ai ka mbjellur lule në kopshtin e shkollës dhe ka kërkuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit që ta mbajnë ambientin pastër dhe kopshtin ta bëjnë sa më të bukur.

Asnjë koment

Comments are closed.