Prizren: Në hapje të panairit, kërkohet përkrahje për prodhuesit vendorë

Në hapjen solemne të panairit të prodhimeve vendore, të shtunën në Prizren është vlerësuar rëndësia e konsumit të tyre, për zhvillimin e vendit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka, në hapje vlerësoi se përkrahja e prodhuesve vendorë duhet të jetë vazhdimisht në fokusin e institucioneve kombëtare dhe lokale, sepse përparimi i tyre tërheq si lokomotivë zhvillimin e vendit, raporton “Gazeta e Prizrenit”

Organizuar nga shoqata “ESNAF” në Prizren, në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit u hap edicioni i 7-të i panairit, në të cilin prezantuan 55 prodhues, kryesisht kompani vendore.

Gjatë kohës së panairit, kompanitë kanë premtuar shitjen e produkteve me çmime më të lira.