03-12-2024

Ngjashmëritë e shumta çojnë në binjakëzimin e Prizrenit dhe Beratit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryebashkiakun, Petrit Sinaj.

 

Me ftesën e Komunës së Prizrenit, për inicimin e binjakëzimit me qytetin e Beratit një delegacion nga Berati i lashtë po qëndron në Prizren.

 

Haskuka ka shkruar në faqen e tij të “facebookut” se këto dy qytetet kanë shumëçka të përbashkët “ Të dyja qytetet shqiptare kanë histori mbi 2.000 vjeçare, reliefin me kala në krye, lumenjtë, malet dhe shtëpi të bukura me shumë dritare”.

 

Haskuka ka thënë se me delegacionin nga Berati, sot hapet rruga e vëllazërisë, ndërsa janë dakorduar për bashkëpunim kulturor, ekonomik si dhe për bashkëpunim në arsim. 


“Mundësia për këmbimin e turneve të turistëve që vizitojnë këtë pjesë të botës, do të jetë në dobi të dy qyteteve, ndërsa Berati mund të na ndihmojë Prizrenin në procesin e aplikimit në UNESCO”, ka thënë ai.

 

Fjalë të mira për Prizrenin, ka folur edhe kryebashkiaku beratas, Sinaj, duke vlerësuar aktin e binjakëzimit dhe duke shprehur optimizëm se kjo do të hap rrugën edhe për aktivitete të tjera të përbashkëta.

Asnjë koment

Comments are closed.