Mallorca e Muriqi sigurojnë mbetjen në La Liga
Mallorca e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi ka arritur që ta mposht sot Las Palmasin, duke e siguruar kështu mbetjen në La Liga edhe për një sezon.
Mallorca shënoi fitore prej 1-0 në shtëpi ndaj Las Palmasit me golin e Gonzalez në minutën e 29-të, e që i mjaftoi që edhe matematikisht ta sigurojë mbetjen në një nga ligat më të forta në botë, njofton Klankosova.tv.
Aktualisht, Mallorca ka 35 pikë, nëntë më shumë se Cadizi që është në vendin e 18-të me 26 pikë.
Muriqi këtë sezon ka arritur që të shënoj plot gjashtë gola dhe i ka dhuruar dy asistime.