17-04-2024

Maqedonia e Veriut kërkon nga kosovarët testin e bërë brenda 72 orëve

Maqedonia e Veriut ka vendosur që t’ua mbyll dyert disa shteteve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën si masë parandaluese kundër pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nxjerrë një vendim me anë të të cilit ka vendosur që t’i mbyll kufijtë me Kosovën.

Gazeta Express merr vesh se për të kaluar kufirin Kosovë – Maqedoni duhet që qytetarët ta kenë bërë testin ndaj koronavirusit, i vlefshëm jo më pak se 72 orë.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing të T7, e ka komentuar këtë vendim duke thënë se është e padrejtë që Maqedonia e Veriut të kërkojë test nga qytetarët e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.