24-11-2020

Shifra rekorde: Sot 214 raste me koronavirus, 10 nga Prizreni

Sot janë shënuar shifra rekorde. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar në një ditë më shumë se 200 raste të reja me COVID-19.

Sot janë regjistruar 214 raste të reja, në ditën më të rëndë deri tash sa i përket rasteve të reja.

Në komunën e Prizrenit, krahasuar me dje janë shtuar rastet.

Këtë ditë në nivel vendi janë regjistruar edhe katër vdekje, duke e çuar numrin e viktimave në 86.

Rezultati i rasteve të reja të mërkurën ka dalë nga testimi i 413 mostrave të marra nga Klinika Infektive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 4100 raste me COVID-19. Të mërkurën janë shëruar edhe 60 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 2063.

Raste aktive janë 1951.

Asnjë koment

Comments are closed.