10-11-2024

Marrëveshje shumëpalëshe mirëkuptimi për dhunën në familje në komunën e Prizrenit

Përfaqësues nga institucionet, kryetari prizrenas Haskuka, dhe OJQ-të e ndryshme që kanë për qëllim përmirësimin e nivelit të sigurisë në familje, përfshirë edhe zëvendësministrin për drejtësi, njëherësh edhe koordinator kombëtar për dhunën në familje, Naim Çelaj nënshkruan marrëveshjen shumëpalëshe të mirëkuptimit për institucionalizimin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në komunën e Prizrenit.

 

“Familja është celula e fundit e sigurisë personale dhe kur individi cenohet brenda familjes, paraqiten probleme të mëdha në zhvillimin individual të fëmijëve”, kështu ka thënë kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në tryezën e organizuar për dhunën në familje nga Ministria e Drejtësisë.

 

Ai tha se për këtë ambienti i sigurt dhe parandalimi i dhunës brenda familjes është shumë me rëndësi për zhvillimin e fëmijëve, sidomos në aspektin psikologjik, emocional dhe intelektual.

 

Haskuka tha se me këtë rast, Komuna do t’i përmbushë të gjitha obligimet e përcaktuara dhe do të krijojë bashkëpunim të ngushtë me palët e tjera, në mënyrë që ky mekanizëm koordinues të jetë i realizueshëm dhe të ketë efekte pozitive për shoqërinë tonë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.