25-04-2024

Marrin flakë disa zona të Suharekës

Flaka ka përfshi disa zona të Suharekës. Për lajmin njoftoi kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj, duke i vlerësuar ato si zjarrëvënie te qëllimshme dhe si pasoj po shkaktohen dëme të mëdha.

Muharremaj në rrjetin social Facebook ka apeluar komandantin e Policisë, zjarrfikësve, pylltarëve dhe institucioneve të tjera, që të kenë kujdes dhe të jenë syqelë ndaj dëmtuesve duke qenë vigjilent në zbatimin e ligjit”.

“Është e rëndësishme që edhe qytetarët ti njoftojnë organet përkatëse, duke i denoncuar të gjithë shkelësit para ligjit. Ambienti është jetik dhe ne duhet ta ruajmë atë”, shkroi ai.

Asnjë koment

Comments are closed.