19-04-2024

Përfundon intervistimi i Bacës, në cilësi të të dyshuarit

Ka përfunduar marrja në pyetje e Isuf Gashit nga Zyra e Prokurorit të Prokurorisë Speciale, pranë Gjykatës Speciale. Ai u mor në pyetje për më shumë se 9 orë në selinë e EULEX-it në Prishtinë, shkruan koha.net.

Gashi ka thënë se ishte intervistim i gjatë dhe është pyetur për aktivitetet e tij gjatë luftës. Ai ka shtuar se i ka thënë hetuesisë se lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare dhe se krimet i kryer Serbia në krye me Millosheviqin.

Komandant Baca tha se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Ndërsa, avokati i tij Ethem Rogova, tha se pretendimet për krime lufte ndaj Isuf Gashit janë të pabazuara.

Isuf Gashi është ish-themelues i Shtabit Rajonal të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit. I njohur me nofkën “Baca” është marrë në pyetje edhe gjatë së mërkurës nga Prokurorët e Specializuar të Prokurorisë Soeciale.

Ndaj tij gjatë vitit 2005 ishte zhvilluar proces gjyqësor nga Gjykata e UNMIK-ut, por ishte shpallur i pafajshëm.

Kjo ishte dita e dytë e intervistimit të komandant Bacës.

Asnjë koment

Comments are closed.