24-11-2024

Marsela Çibukaj fiton “Kënga Magjike 2022”

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”. Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses, e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.

“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha artistja mes emocioneve.

Vendi i dytë shkoi për Michela Palucan me këngën “Një Përqafim”, ndërsa në vendin e tretë u rendit Anxhela Peristeri me këngën “Kalimtar”.

Veç çmimit të madh u dhanë çmime edhe për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj më të mirë.

Lexo edhe:

Këngëtari i ri prizrenas, Renato Sakica në prag të 28 Nëntorit publikon video-klipin “Ti Kosovë je Dardani”

Asnjë koment

Comments are closed.