Martohet moderatori shqiptar, ju prezanton me nusen
Me anë të një postimi mjaft karizmatik moderatori i njohur shqiptar ka treguar se i ka dhënë fund beqarisë.
Kelvi Kadilli ka publikuar disa foto vërtet konfuzuese në Instagram.
Ai shfaqet me Xhesi Mucajn dhe shkruan se ajo i ka thënë “Po” dhe se janë martuar. Ajo e veshur me fustan të bardhë, Kelvi me kostum; këto foto nuk lënë shumë vend për koment.
Me humorin që e karakterizon, Kelvi shkruan bashkangjitur fotove të shkrepura në Radio Travel, se në kuadër të thashethemeve se beqarët do të gjobiten, ai vendosi të martohej. Me siguri kemi të bëjmë me një shaka nga Kelvi dhe Xhesika, pasi dasmën besojmë moderatori do e mendojë më gjatë…/zeri