Masat anti-Covid: Vazhdojnë patrullimet policore, inspektohen lokale afariste dhe qendra tregtare
Policia e Kosovës dhe Inspektoriati AUV, kanë inspektuar lokale afariste dhe qendra tregtare, për të shikuar nga afër se sa po zbatohen masat AntiCovid.
Patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar në kontrolla dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të Qeverisë, si dhe ndërmarrjes së masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë këto masa.
Qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, andaj Policia e Kosovës apelon që të respektohen masat AntiCovid.