20-04-2024

Masat e reja anti-covid: Mbyllen klubet e natës dhe shkurtohet orari i gastronomisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të mbajtur për media ka bërë të ditur masat e reja anti Covid, raporton Gazeta Blic.

Masat shtesë vijnë pas rritjes së madhe të rasteve me Coronavirus në Kosovë.

Vitia ka theksuar se varianti Delta ka përhapje katër herë më të shpejtë sesa varianti bazë i virusit.

Ai ka thënë se pas konsultimeve me ekspertët e shëndetësisë por edhe me drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë marrë vendim që të ndërmarrrin një sërë masash shtesë.

“Do të propozojmë që të mbyllen klubet e natës, të kufizohet orari i Gastronimisë, do të gjendet një zgjidhje rreth mbajtjes së dasmave për shkak të rezervimeve. Shpërndarja e virusit po bëhet nga aktivitetet në ambiente të mbyllura ku nuk po respektohet masat” tha Vitia.

“Kemi marrë miratimin nga Ministria e Financave që të rritim numrin e punonjësve shëndetësore, duke filluar me 1000 mijë prej tyre, do të nxitim po ashtu edhe procesin e vaksinimit”

“Trendi i vaksinimit është jashtëzakonisht i mirë. Në total kemi administruar mbi 620 mijë vaksina” tha Vitia në konferencën për media, raporton Gazeta Blic.

Asnjë koment

Comments are closed.