05-10-2024

MASHT-i mohon se planifikon mbylljen e shkollave të Gülen-it

Drejtori i kolegjit turk “Mehmet Akif”, Nazmi Ulus, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që të mos iu binden kërkesave të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, për mbylljen e institucioneve “Gülistan”. Në kuadër të këtyre institucioneve, të cilat financohen nga kundërshtari i Erdogan, Fetullah Gülen vepron edhe kolegji “Mehmet Akif”, shkruan sot Koha Ditore.

Erdogan disa herë pati kërkuar që shkollat “Gülistan” në Kosovë të mbyllen. Këtë kërkesë ia kishte bërë edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, teksa i pati sugjeruar që kosovarët t’i dërgojnë fëmijët në “International Maarif Schools of Kosova (IMSK)” që financohet nga fondacioni Maarif.

Burime të gazetës kanë thënë se Ministria e Arsimit e ka shqyrtuar mundësinë që të mos ia vazhdojë licencën kolegjit “Mehmet Akif”, por MASHT-i nuk ka sqaruar nëse një gjë e tillë është e vërtetë

Asnjë koment

Comments are closed.