Mashtruesit në maturë mund të dënohen deri në 5 mijë € (VIDEO)

Ministria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet për Provimin e Maturës Shtetërore, e cila do mbahet një ditë më vonë. Pasditen e së premtes, mbikëqyrësit e përcaktuar morën instruksionet e fundit për rregullat që duhet ti ndjekin.

Shefi i Divizionit për Vlerësim, Fatmir Elezi, deklaroi se ndryshimi në këtë test është se matematika do të jetë me pyetje të ndryshme për nxënësit që kanë vijuar mësimet në natyror e matematikor, nga ata të shoqërorit e profesionales.

Lexo edhe:

A ka deklarata të rrejshme nga aplikantët për drejtorë e zv/drejtorë shkollash në Prizren?

Testi do ti përmbajë 100 kërkesa/pyetje, ndërkaq që përgatitje janë bërë edhe për ti detektuar kopjuesit të cilëve i’u anulohet provimi, derisa ndëshkime ka edhe për administruesit, transmeton Klan Kosova.

Mbikëqyrësit thanë se do angazhohen që rezultati të jetë valid. Kalueshmëria në këtë test është 40%, e rezultatet dalin më 27 qershor.