18-04-2024

Maturantët sot i nënshtrohen provimit të maturës

Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të maturës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Kjo ministri bëri të ditur se provimi i Maturës këtë vit do të organizohet në 171 Qendra të Testimit, derisa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.

Provimit të Maturës do t’i nënshrohet edhe një numër i nxënësve nga rajoni i Prizrenit.

Referuar DKA-së në Prizren, Provimi i Maturës do të mbahet edhe në disa shkolla (qendra të testimit): si në gjimnazin “Gjon Buzuku”, atë  Remzi Ademaj, në dy shkollat në lagjen “28 Nëntori – Ortakoll”, etj, raporton “Gazeta e Prizrenit”, etj, raporton “Gazeta e Prizrenit”

“Me qëllim që Provimi i Maturës të realizohet sipas rregullave dhe standarteve të përcaktuara, Këshilli Shtetëror i Maturës në takimin e mbajtur sot ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit që të jenë në nivel të përgjegjësive të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Provimi i Maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30, ndërsa administruesit duhet të arrijnë në Qendrat e Testimit më së voni në ora 9:00. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.