23-11-2024

Mbi 1.800 gjoba për kundërvajte në trafik në rajonin e Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 12.08.2024-18.08.2024,në vazhdën e implementimit te planit operativ “Rrethi 2024”,kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e tetëqind e njëzet e gjashtë (1826) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhës kohore 12.08.2024 deri me 16.08.2024, ka realizuar 63 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, ne vazhdimësi edhe në ditët në vijim , njoftoi se do shtoi numrin e aktiviteteve policore në terren ne parandalimit e dukurive negative ,për një ambient te qet dhe të sigurt për të gjithë qytetaret ne rajonin e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.