23-11-2024

Mbi 133 mijë euro vlera e dëmit nga breshëri dhe vërshimet në Anadrini (dokument)

Vlera e dëmit të përgjithshëm të shkaktuar nga breshëri dhe vërshimet e fundit në fshatrat të rajonit të Anadrinit arrin shumën mbi 133 mijë euro, shumica prej të cilëve në fshatin Medvec, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në një raport të Drejtorisë së Bujqësisë në Prizren, që i është dërguar edhe Ministrisë së Bujqësisë nga drejtori  Egzon Elshani, kërkohet dëmshpërblim për të goditurit nga vërshimet dhe reshjet e dëmshme.

Vlerësimet e dëmit janë bërë nga një komision, që ka evidentuar pasojat e shkaktuara në terren.

Në raport, thuhet se në fshatin Landovicë ka pasur dëme nga breshëri në vreshta, ndërsa në fshatrat Medvec dhe Piranë ka pasur dëme materiale në perime, të shkaktuara nga dalja e lumit ‘Toplluhë’ nga rrjedha e saj, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

Dëmi i përgjithshëm i konstatuar nga raport arrin shumën prej 133.100,39 euro. Nga kjo del se më i dëmtuari ka qenë Medveci, ku vlera e dëmit është vlerësuar në 100.888 euro, pastaj Landovica që ka pësuar dëme nga breshëri në vlerë prej 30.711 euro, derisa dëmi në Piranë  është 1.500 euro./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.