22-11-2024

Mbi 200 shtëpi do të ndërtohen në veri, sot u vendosen tri themele

Mbi 200 shtëpi të reja do të ndërtohen në veri të Mitrovicës.

Lajmin e kanë bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kastrati bëri të ditur se sot u vizituan tri familje, të cilat do të bëhen me shtëpi të reja.

Themelet e tri shtëpive u vendosen sot, teksa ndërtimi i të tjerave do të fillojë në javët në vazhdim./IO

Përmes një memorandumi bashkëpunimi, MAPL-ja dhe “Jetimat e Ballkanit” kanë bërë marrëveshje për ndërtimin e mbi 200 shtëpive, 100 prej të cilave do t’i ndërtojë vet shoqata humanitare.

Ky është njoftimi i plotë i humanistit Kastrati:

Sot e filluam projektin në Veri të Mitrovicës

Bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, vizituam tre familje në këtë zonë, të cilave ua kumtuam lajmin e gëzueshëm se do të bëhen me shtëpi të reja.

Ju rikujtojmë se kemi një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Pushtetit Lokal për ndërtimin e 200 shtëpive në Veri, ku 100 prej tyre do të ndërtohen nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit.’

Sot filluam me tri shtëpi, ndërsa gjatë javëve të ardhshme do të vazhdojmë me ndërtimin e të tjerave.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”

P. S Foto në ballinë nga Arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.