27-06-2022

Mbi 260 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Afrim Krasniqi drejtor i QKMF-së në Malishevë, tha se që nga fillimi i vitit në QKMF në Malishevë kanë kërkuar ndihmë 267 raste për pickim të rriqrave.

“Shumica nga ta janë nga komuna e Malishevës, por kemi edhe nga komuna te tjera që kanë kërkuar ndihmë tek ne. Fatmirësisht nuk kemi asnjë rast që ka qenë i përkeqësuar. Fatkeqësisht trendi po vazhdon po në krahasim me vitin e kaluar kemi rënie të lehte ndoshta për shkak edhe të dezinfektimit dhe fushatave vetëdijësuese”, tha ai për RTK-në.

Kurse drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, bëri të ditur veprimet komunale për këtë çështje.

“Komuna e Malishevës ka pasur prioritet këtë çështje ku kemi ndare 60 mije euro për dezisektim selektiv të zonave endemike. Tash është në procedurë të prokurorimit publik dhe është një ankesë dhe presim që shumë shpejtë të zgjidhet dhe të fillojmë”, tha ai.

Lidhur me këtë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dite më parë ka njoftuar se në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes ku me ç’rast ka kërkuar kujdes nga qytetarët duke dhënë edhe rekomandime se si të mbrohen.

Asnjë koment

Comments are closed.