Mbi 500 familjarë presin kompensimin e shpenzimeve të varrimit nga Komuna e Prizrenit
Mbi 500 persona presin që Komuna e Prizrenit t’ua bëjë kompensimin e shërbimeve të varrimit për familjarët e tyre, ndërsa zyrtarët thanë se gjatë vitit të kaluar nuk kanë pasur mjete të nevojshme, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.
Drejtori për Punës, Mirëqenie sociale (DPMS) në Prizren, Fejzë Kabashi, ka thënë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 502 aplikacione për heqjen e shpenzimeve të varrimit për familjarë të vdekur, por në mungesë mjetesh komuna ka mundur t’i kompensojë vetëm kërkesat e bëra në vitin 2017.
“Këto mjetet janë paguar nga subvencionet, barrë e DPMS, pasi nuk ka pasur mjete të parapara për këtë qëllim, andaj kemi mundur t’i shlyejmë vetëm rreth 400 aplikacione të vitit 2017”, ka thënë për portalin “GazetaePrizrenit.net”. ai
Nga përllogaritjet e bëra, për këtë qëllim nevojitet një fond vjetor prej 250 mijë euro, ndërsa sipas Kabashit, komuna ka arritur t’i sigurojë vetëm 120 mijë nga subvencionet
Kompensimi për shpenzimet e varrimit në vlerë prej 200 euro, bëhet pas aplikimit, duke afruar si dëshmi certifikatën e vdekjes së familjarit. Pas kësaj paratë transferon në xhirollogarinë bankare të aplikuesit.
Kabashi tha se për këtë vit e ka caktua një pozicion të tillë në kategorinë Mallra dhe shërbime. /GazetaePrizrenit.net/