25-04-2024

Greva në shkollat e rajonit të Prizrenit në ditën e 13-të

Sikurse në vend edhe në shkollat e fillore dhe ato të mesme të komunës dhe të rajonit të Prizrenit, mësimdhënësit sot kanë hyrë në ditën e 13-të grevës, të nisur nga SBASHK-u, në kërkim të rritjes së koeficientit të pagave të tyre, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Mësimdhënësit edhe pse kanë dalë në vendet e tyre të punës nuk mbajnë mësim.

Ata kërkojnë rritjen e koeficientit për 30%, ku sipas tyre duhet të bëhet nivelizimi i pagave me sektorë të tjerë.

Nënkryetari i SBASHK-ut për Prizren, Mejdin Rrahmani ka thënë se greva po vazon në përputhje me rregullat e sindikatës, ndërsa janë vizituar disa shkolla për ta parë ecurinë e saj dhe për t’u dhënë mbështetje dhe informata.

Ndonëse kanë kaluar kaq ditë, SBASHK është deklaruar se nuk lëkundet në kërkesat e tyre./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.