18-04-2024

Mbi 900 gjoba trafiku, 43 aksidente e 11 të arrestuar

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me aksidente e gjoba trafiku.

Siç bënë të ditur policia në raportin e saj 24 orësh, janë shqiptuar gjithsej 926 gjoba trafiku, e kanë ndodhur 43 aksidente.

 

Prej tyre 13 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 30 të tjerë vetëm me dëme materiale.

 

Ndërsa në tërë vendin për vepra të ndryshme, Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.